Sulm terrorist në Turqi, ministri Yerlikaya jep detaje
Bota
Lexohet për: 2 min.
Sulm terrorist në Turqi, ministri Yerlikaya jep detaje
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një sulm terrorist goditi objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI) në kryeqytetin turk Ankara, njoftoi të mërkurën një zyrtar i lartë.

Sulmi vrau dhe plagosi njerëz, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya në X.

Ai i bëri thirrje publikut që për zhvillimet e fundit të mbështetet në deklaratat e burimeve zyrtare.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë i Turqisë, Mehmet Fatih Kacir, tha se vendi nuk do të bëjë asnjë hap prapa nga industria e mbrojtjes dhe "udhëtimi i Iniciativës Kombëtare të Teknologjisë".

“Iniciativa e Teknologjisë dhe industria jonë e mbrojtjes janë çelësi i një Turqie plotësisht të pavarur”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë i vendit gjithashtu dënoi sulmin, duke thënë: "Një hetim është nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë në lidhje me sulmin terrorist të pabesë, me një kryeprokuror dhe tetë prokurorë publikë të caktuar për këtë rast."

Qendra e Turqisë për Luftimin e Dezinformimit në X i kërkoi publikut të vëzhgojë deklaratat nga burimet zyrtare dhe të shmangë pretendimet "të pabaza".

Një shpërthim dhe të shtëna armësh u dëgjuan të mërkurën në objektet e Industrisë Ajrore Turke në lagjen Kahramankazan të Ankarasë.

Forca të sigurisë, zjarrfikës dhe ndihmës mjekësorë janë dërguar në zonë.

U raportua se personeli i firmës mbrojtëse u drejtua në strehimore për arsye sigurie.

Nënkryetari i parlamentit turk Celal Adan gjithashtu dënoi sulmin, duke thënë: “Ne e dënojmë këtë sulm terrorist të pabesë. Asnjë akt terrorist nuk mund ta devijojë vendin tonë nga rruga e tij. Ata do të mbyten në gjakun që kanë derdhur.”

Në vendngjarje janë dërguar forcat e sigurisë, zjarrfikëset, shëndetësia si dhe Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), ndërsa sulmi terrorist vazhdon ende.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim për sulmin terrorist që synonte objektin. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024