Sulm i ri me thikë në Gjermani
Një grua 32-vjeçare sulmoi me thikë gjashtë persona në një autobus në Siegen-Eiserfeld.
Tre persona kanë marrë lëndime të rrezikshme për jetën, një është lënduar rëndë dhe dy lehtë, raporton WDR
Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40 kur gruaja gjermane, për të cilën dyshohet se vuan nga një sëmundje mendore, ka sulmuar me thikë gjashtë persona të moshës 16 deri 30-vjeç.
Autobusi ishte rrugës për në festivalin e qytetit në Siegen kur ndodhi incidenti dhe disa pasagjerë lajmëruan policinë, pas së cilës u kap 32-vjeçarja. Hetuesit aktualisht nuk besojnë se nuk bëhet fjalë për një akt terrorist.
Një zëdhënës i kompanisë së transportit Westfalen-Süd tha se shoferi ndaloi menjëherë autobusin dhe hapi të gjitha dyert për të shpëtuar pasagjerët, numri i të cilëve besohet të ketë qenë rreth 40.
Pas një sulmi me thikë në Solingen një javë më parë, në të cilin një islamik vrau tre persona dhe plagosi rëndë tetë të tjerë, festivali i qytetit në Siegen po aplikon një koncept të shtuar të sigurisë dhe festivali do të vazhdojë.
Gjermania shtrëngon masat për emigrantët pas masakrës në festival • KosovaPress