Njeriu më i gjatë në botë është 29 vjeç dhe me origjinë nga Gana. Ai quhet Sulemana Abdul Samed por të gjithë e quajnë “Awuche”. Samed është historia e një rekordmeni, i cili lind nga një gjendje klinike precize e quajtur gjigantizëm.
Në një spital lokal në Ganën Veriore, 29-vjeçarit iu tha se ai kishte një gjatësi prej dy metrash e 89 centimetrash. Sulemana Abdul Samed ishte gjithmonë i gjatë, por kjo ndryshoi kur ai ishte 22 vjeç dhe u transferua në kryeqytetin Akra.
Jeta për një person kaq të gjatë nuk është e lehtë. Po ashtu nuk ka asnjë problem të veshë këpucët që i ka bërë një artizanal vendas nga gomat e makinave. Por, situata klinike është e ndryshme.
Specialistët sugjerojnë operacionin e trurit për të ndaluar rritjen, por sigurimi shëndetësor publik i Ganës nuk mund ta mbulojë këtë duke ofruar vetëm kujdesin bazë. ”Kam planifikuar të shkoj në autoshkollë, por edhe kur e shtyj sedilien prapa, nuk e mbaj dot timonin… Nuk mund ta zgjas këmbën sepse gjuri më godet timonin”, thotë ai. ”Nuk kam asnjë problem me mënyrën se si më ka krijuar Zoti”, shton ganezi./ /atsh