Suhareka një hap larg Superligës, Thaçi: Ndaj Vëllaznimit luajmë për hapin e madh
Lexohet për: 2 min.
THaqi-270424
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri te përfundimi i këtij edicionit garues në Ligën e Parë të futbollit, klubi që vuri themelet e tij vetëm vitin e kaluar KF Suhareka është shumë afër ta sigurojë titullin e kampionit dhe rrjedhimisht inkuadrimin historik në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e radhës ndaj Vëllaznimit këtë të diel do të jetë e rëndësishme drejt këtij objektivi, gjë të cilën e thotë edhe vetë trajneri Arsim Thaçi.

Duke folur për KosovaPress, Thaçi ka treguar edhe për pikat e forta të skuadrës së tij falë rezultateve të mira.

Kapiteni i skuadrës, Ylli Hoxha ka thënë se Suhareka ka arritur këtë seri pozitive të rezultateve në kampionat vetëm për shkak se ka një grup të lojtarëve cilësorë dhe me përvojë të madhe në futbollin kosovar.

Njëri nga lojtarët më me përvojë në radhët e Suharekës, Mevlan Zeka, shprehet i bindur se skuadra do ta sigurojë inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar, pasi, siç thotë ai, lojtarët kanë sakrifikuar jashtëzakonisht shumë gjatë gjithë sezonit.

Momentalisht Suhareka ka 47 pikë në vendin e parë të Grupit A, e ndjekur nga Trepça ’89 42 me pikë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024