Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, priti të hënën në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Aty u konfirmua mbështetja e Suedisë ndaj Kosovës në proceset euro-integruese, veçmas në anëtarësimin në Këshill të Evropës. Derisa u bë e ditur se kompania suedeze e veturave Volvo pritet të hap së shpejti degën e saj në Kosovë.
Pas takimit me ambasadorin Westerlund, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Hyseni-Kryeziu, në një konferencë për medie, tha se Suedia e cila udhëheq me Këshillin e Bashkimit Evropian, po punon edhe për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE.
Krahas kësaj, Kryeziu-Hyseni, bëri të ditur se ambasadori Westerlund, iu ka konfirmuar se shumë shpejtë kompania Volvo do të hap degën e saj më të re në Kosovë.
Në anën tjetër, ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund nuk pranoi të prononcohet para mediave në lidhje me këtë takim./KosovaPress/