Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE e pashmangshme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: E ardhmja e Kosovës në BE e pashmangshme
1 orë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin.

Osmani ka përmendur katër pika kryesore që thotë se ua ka thënë liderëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Samitin BE – Ballkani Perëndimor. 

Sipas saj e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme dhe mbetet një angazhim i çdoditshëm.

“Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane, nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe, pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”, ka shtuar Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024