Subvencionimi për tekste shkollore, kaq prindër kanë aplikuar deri më sot
Lexohet për: 2 min.
librat-shkollor-220824
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është duke vazhduar subvencionimi për tekste dhe materiale shkollore.

Ministrja Nagavci, ka treguar se deri më sot kanë aplikuar gjithsej 194 mijë e 180 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Kurse, janë subvencionuar 171 mijë e 200 aplikues.

“Kam kënaqësinë të ju informoj se deri sot kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar edhe sot”, ka shkruar ministrja Arbërie Nagvaci.

Ajo, ka thënë se asnëj nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore.

“Ashtu siç e kemi thënë, asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore dhe si asnjëherë më parë gjithçka është gati për fillimin me kohë e të mbarë të vitit shkollor”, ka shtuar Nagavci.

Të shtunën e 24 gushtit ka filluar shitja e teksteve shkollore nëpër libari.

Përndryshe, për secilin nga nxënësit filloristë nga klasa 1 deri në klasën e 5, në total do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët nga klasa 6 deri në klasën e 9, do të ndahen nga 110 euro.

Viti shkollor 24/25 do të fillojë më 2 shtator.

https://kosovapress.com/neser-do-te-filloje-shitja-e-librave-shkollore-per-nxenesit-prinderit-metoda-e-vjeter-me-e-mire

https://kosovapress.com/prinderit-ne-kerkim-te-teksteve-mashti-po-vonohet-me-pagesa

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024