Studentët me aksion simbolik para Rektoratit të UP-së, kërkohet të përjashtohet profesori Krasniqi
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Feministe Studentore bënë thirrje për të  gjithë stafin akademik, administrativ e teknike të UP-së, për të  gjithë studentet e studentet, punëtoret e punëtorët që të bashkohen në rezistencën e tyre kundër ngacmimeve seksuale dhe kërkesës për hapësira të sigurta për vajzat dhe gratë në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ato bënë një aksion simbolik para Rektoratit të UP-së, duke vendosur një baner pran këtij institucioni me mbishkrimin: Çmimi vjetor për mungesë të etikës ndaj Këshillit të Etikës të UP-së, duke përmendur emrat e pjesëmarrësve të Këshillit të Etikës, Ismet Morina, Arben Hajdari, Skender Muji dhe Rrezart Galica.

Lëvizja, është deklaruar se profesori i cili është denoncuar 27 herë për ngacmime seksual në Fakultetin e Edukimit, Xhevat  Krasniqi nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përjashtohet nga UP-ja.

Anëtarja e Lëvizjes Feministë Studentore, Blenda Asllani ka thënë se këtë ‘çmim’ po e ndajnë pasi që këshillit nuk i kanë mjaftuar as një muaj kohë, as dëshmitë e palëve, as tri seanca për të  shqyrtuar rastin për të përjashtuar Xhevat Krasniqin, i cili është duke ligjëruar lirshëm në Fakultetin e Edukimit.

Asllani, ka përmendur se nga  protesta që është mbajtur dje para Rektorati të UP-së, ku në të njëjtën kohë Këshilli i Etikës po mbante mbledhje, ka aktivistë dhe aktiviste me lëndime trupore nga dhuna e Policisë së Kosovës, për të cilën disa prej tyre kanë kërkuar trajtim mjekësorë.

Lëvizja Feministë Studentore ka paralajmëruar se nëse nuk përjashtohet Xhevat Krasniqi, do të ketë përshkallëzim të formës së protestës dhe bojkotim të procesit mësimorë. /A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025