Studentë nga 56 vende aplikojnë për praktikë verore në Institutin Bullgar INSAIT
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Studentë nga 56 vende aplikuan për mundësinë për të kaluar një praktikë verore në Institutin Bullgar për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) në Universitetin e Sofjes. Në mesin e aplikantëve janë përfaqësues të universiteteve kryesore nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Zvicra, Kina, India etj. Ka edhe kandidatë nga vende të largëta si Nepali, Indonezia, Etiopia dhe të tjera, tha të martën qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Numri i kandidatëve të pranuar është më pak se 3% ose vetëm 23 studentë, mes të cilëve katër bullgarë. Ata do të kenë mundësinë të punojnë me studiues të institutit për një periudhë prej 8 deri në 12 javë, duke filluar nga qershori. Ky është edicioni i dytë i programit dhe sukseset që INSAIT ka arritur gjatë vitit të kaluar në fushën e inteligjencës artificiale, modeleve të mëdha gjuhësore dhe vizionit kompjuterik kanë rritur nivelin e interesit ndërkombëtar për të.

Kandidatët e përzgjedhur përfshijnë fitues të medaljeve të arta nga olimpiada dhe gara ndërkombëtare, dhe disa tashmë kanë publikuar dhe prezantuar në konferenca shkencore prestigjioze. Mes nxënësve ka edhe nga ata që renditen në top 1% të fëmijëve më të talentuar në vende si Irani, India, Kina e të tjera.

INSAIT është pjesë e Universitetit të Sofjes, i cili ka një partneritet strategjik me Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Cyrih dhe Lozanë, dhe ka tërhequr fonde nga kompani të tilla si SiteGround, Google, Amazon, VMWare dhe një sërë përfaqësuesish të ekosistemit bullgar.

Rreth dy muaj më parë INSAIT njoftoi gjithashtu nisjen e një programi të paprecedentë të praktikës për Bullgarinë që synon studentët bullgarë, i cili do të sigurojë një bursë prej 2000 BGN në muaj për të rinjtë më të talentuar të Bullgarisë./BTA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025