Thomas Strakosha mësohet se është gjithnjë e më afër kalimit të Chelsea dhe kjo e detyron Kepa Arrizabalaga që të largohet nga klubi londinez.
Bëhet e ditur se Lazio është në kërkim të një portieri të ri, pasi Strakoshas i ka skaduar kontrata, ndërsa Pepe Reina gjithashtu nuk duket se do të qëndrojë në “Olimpico”.
Sipas “RMC Sport” në Francë, zgjidhja mund të jetë që Lazio të marrë Kepën në huazim nga Chelsea, ku ai është i irrituar nga konkurrenca e fuqishme që vjen nga Edouard Mendy, përcjellë KosovaPress.
Nga ana tjetër, Chelsea do të nënshkruante me Strakoshën si zëvendësues i Mendy-t, pavarësisht raporteve se portieri shqiptar ka një marrëveshje me Fulhamin.
Ai më vonë këmbënguli se kishte një keqkuptim, por Sarri ishte përpjekur të zëvendësonte Kepën dhe ai nuk pranoi të dilte jashtë fushës..
Chelsea pagoi mbi 70 milionë euro për ta nënshkruar me të nga Athletic Bilbao në vitin 2018, megjithatë ai tani po ngroh stolin në “Stamford Bridge” me vetëm 15 ndeshje gjatë gjithë sezonit.