Stoltenberg viziton Berlinin
Lexohet për: 1 min.
96121646403555
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Gjermaninë. Stoltenberg do të qëndrojë në Berlin nga sot (30 nëntor) deri më 2 dhjetor 2022.

Gjatë vizitës së tij, siç është bërë e ditur në njoftim, Stoltenberg do të takohet me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe ministren e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

Më 1 dhjetor 2022, Stoltenberg do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Berlinit, ku do të mbajë një fjalim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025