Stoltenberg i tronditur nga atentati ndaj Fico
Lexohet për: 1 min.
Fico
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin për atentatin e sotëm ndaj kryeministrit populist pro-rus Robert Fico.

"Unë jam i shokuar dhe i tmerruar nga të shtënat me armë ndaj kryeministrit Robert Fico. I uroj shumë forcë për një shërim të shpejtë. Mendimet e mia janë me Robert Fico, të dashurit e tij dhe qytetarët e Sllovakisë”, tha Stoltenberg në X.

Fico u qëllua sot pas një takimi të qeverisë sllovake në Handlova. Në vendngjarje janë shkrepur disa të shtëna dhe sulmuesi është ndaluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025