Stoltenberg i thotë Vuçiqit që sulmuesit në Banjska duhet të mbahen përgjegjës
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Stoltenberg i thotë Vuçiqit që sulmuesit në Banjska duhet të mbahen përgjegjës
Jens Stoltenberg Beograd
21/11/2023 - 14:02
Linku u kopjua

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka folur në Beograd mbi rastin e sulmit në Banjska në Zveçan më 24 shtator, duke kërkuar edhe një herë që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Ai pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se pas zhvillimeve në veri, Aleanca Veri-Atlantike ka dërguar në Kosovë rreth një mijë trupa të reja. Stoltenberg serish përsëriti se Policia e Kosovës është reaguesi i parë, ajo e EULEX-it i dyti dhe KFOR-i si autoritet i tretë.

“Çdo shkelje e sundimit të ligjit, dhe vrasja e civilëve është absolutisht e papranueshme. Si gjithmonë, përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës, pavarësisht se kush është autori, apo kush është përgjegjës, sepse kjo ka të bëjë me respektimin e disa parimeve thelbësore për sundimin e ligjit. Por le të sigurojmë, sa herë që shohim shkelje të ligjit, ose shohim njerëz të pafajshëm derisa vriten, sigurisht që mesazhi është i njëjtë, përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës”, ka thënë Stoltenberg.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ndryshe, Stoltenberg dje qëndroi për vizitë në Kosovë. Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ai deklaroi se sulmi terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, është i papranueshëm dhe po ashtu arsyeja pse KFOR-i ka rritur praninë në Kosovë. Ai ka nënvizuar nevojën që përgjegjësit për këtë sulm dhe po ashtu sulmin ndaj 93 ushtarëve të KFOR-it në maj të mbajnë përgjegjësi./KosovaPress

Osmani: Ka shqetësime se mund të përsëriten sulmet terroriste në veri - KosovaPress

Stoltenberg për sulmin e terrorist të 24 shtatorit: Autorët duhet të dalin para drejtësisë - KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026