Rrënimet te Ujmani, ambasada britanike: Të shqetësuar, veprime derisa procedurat gjyqësore vazhdojnë
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rrënimet te Ujmani, ambasada britanike: Të shqetësuar, veprime derisa procedurat gjyqësore vazhdojnë
Ujman - rrenimi 1
22/07/2026 - 17:03
Linku u kopjua

Ambasada britanike në Kosovë shprehu shqetësim për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit dhe tha se po i ndjek nga afër zhvillimet.

“Respektimi i sundimit të ligjit kërkon procese të drejta dhe transparente, ku personat e prekur të kenë mundësi t’i ushtrojnë të drejtat e tyre. Jemi veçanërisht të shqetësuar nga raportimet se veprimet për zbatimin e vendimeve janë ndërmarrë ndërkohë që procedurat gjyqësore ende janë në vazhdim”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

Kjo ambasadë theksoi se ligji duhet të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të paanshme në të gjithë Kosovën.

“U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen me komunitetet e prekura, t’i trajtojnë shqetësimet në mënyrë transparente dhe të shmangin veprime të mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut ose besimin ndërmjet komuniteteve”, thuhet në reagim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026