Starmer: BM nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë
Dëgjoje me zë...
Starmer: BM nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë
Rihapja e Ngushticës së Hormuzit, një vendndodhje strategjike për tregtinë globale të hidrokarbureve dhe më gjerë, nuk mund t’i besohet “një misioni të NATO-s”, deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer këtë mëngjes në përgjigje të gazetarëve.
”Ne duam ta shohim këtë luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur” shtoi Keir Starmer mbi situatën në Lindjen e Mesme, të shkaktuar nga sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Starmer këmbënguli se Mbretëria synon të veprojë “duke mbrojtur interesat kombëtare” dhe “duke mbrojtur aleatët”, por “nuk do të angazhohet në një luftë në shkallë të plotë”, shkruan ANSA.
“Më lejoni të jem i qartë, ky nuk do të jetë dhe nuk ka qenë kurrë i menduar të jetë një mision i NATO-s”, tha shkurt Starmer, duke vënë në dyshim komentet e presidentit Donald Trump, transmeton ATSh.
Trump kohët e fundit e quajti refuzimin e aleatëve për t’u përfshirë duke dërguar anije ushtarake në Hormuz “shumë të keq për NATO-n”.