Kompania “Eurosig” hap njësinë në veri të Mitrovicës
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua

Kompania e sigurimeve “Eurosig”, që tashmë konsiderohet si kompania me rritjen më të lartë në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë, ka hapur të mërkurën njësinë e saj edhe në veri të Mitrovicës.

Në këtë përurim, përveç strukturave të larta të “Eurosig”, morën pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, si dhe shumë mysafirë tjerë.

Pronari i Kompanisë “Eurosig”, Kadri Morinaj u shpreh i lumtur me hapjen e kësaj njësie në veri të Mitrovicës, duke thënë se vetë fjala sigurime nënkupton siguri, dhe se tani siguria është në çdo vend.

Sipas tij, bota ndodhet në globalizëm dhe popujt janë njësoj, ndërsa bashkëpunimi dhe ekonomia janë elementet kryesore që duhet të bashkërendojnë mes tyre.

Ai potencoi se aty ku ka lekë dhe punë, aty ka zhvillim, ekonomi edhe gjithçka tjetër.

"Për grupin “Eurosig”, besoj edhe për vetë Mitrovicën dhe për të gjithë juve që jeni këtu, është një kënaqësi që ne po e hapim këtë njësi të grupit “Eurosig” Tiranë-Kosovë. Vetëkuptohet, është një sirtar i mirë nga vetë fjala sigurime që do të thotë siguri. Siguria tani është në çdo vend, mendoj se kjo do t'i bashkohet të gjitha trevave në Kosovë, Mitrovicë dhe kudo siç kemi në Gracanicë, Ferizaj. Jemi në globalizëm dhe popujt janë njësoj. Kështu që edhe këtu është ajo kryesorja që duhet të bashkërendoj tek ne, është bashkëpunimi dhe ekonomia. Aty ku ka lekë edhe punë, aty ka zhvillim, ekonomi edhe gjithçka. Kjo zyrë që është këtu ka punësuar vetëm punonjës serbë. Deri tani janë vetëm tre, por besoj se do të shtohen akoma më shumë deri në pesë-gjashtë veta dhe nuk do jenë vetëm këtu, por edhe në komunat tjera", ka thënë Morinaj.

Ndërkaq, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pasi ka uruar Kompaninë “Eurosig” për nismën e saj të qëlluar, tha se është shumë me rëndësi që edhe në këtë pjesë të Kosovës të ketë sa më shumë aktivitete ekonomike ku përfitojnë të gjithë qytetarët pa dallim.

"Sigurisht që është shumë me rëndësi që të ketë sa më shumë aktivitete ekonomike ku përfitojnë të gjithë qytetarët pa dallim. Kjo është një nismë e mirë dhe unë ju përgëzoj dhe ju uroj që puna t'ju shkoj mbarë", theksoi Krasniqi.

Vlen të theksohet se “Eurosig” ofron shërbime të sigurimit të automjetit, banesës apo shtëpisë, shëndetit, përgjegjësisë publike dhe profesionale, si dhe shumë sigurime të tjera.

Ndryshe, në kuadër të një strategjie të integruar të ofertave dhe një modeli unik e inovativ, tani edhe qytetarët e veriut të vendit do të kenë mundësinë të jenë në duar të sigurta falë besueshmërisë dhe sigurisë, që janë elementet kryesore të kësaj kompanie.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024