Stano: Raporti i Borrellit për largimin ose jo të masave ndaj Kosovës po finalizohet
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, gjatë konferencës së sotme për media ka folur për largimin e masave të bllokut që janë të vendosura ndaj Kosovës tash e disa muaj.

Stano tha se shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të raportojë para Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare për raportin lidhur me largimin e masave ndaj Kosovës.

Ndërkaq, duke folur se për afate se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, Stano tha se nuk bën komente të tilla sepse, sipas tij, këto janë procedura të brendshme.

Kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar heqjen e masave, duke thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet.

Kosova po kërkon heqjen e masave të vendosur nga blloku evropian pas organizimit të votimit për largimin e kryetarëve në veri, që ishte një nga kërkesat e BE-së.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024