Stano: Po presim ende detaje për sulmin terroristë ndaj policëve të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 5 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka ripërsëritur dënimin e ashpër nga Bashkimi Evropian për sulmin e tmerrshëm terrorist që ndodhi kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke theksuar se ende është në vazhdim e sipër sqarimi i të gjitha fakteve dhe detajeve pas këtyre sulmeve terroriste dhe derisa të identifikohen qartë faktet dhe fajtorët, ata do të përmbahemi.

Stano i pyetur nga gazetarët, ka përsëritur dënimin që bëri BE ndaj terroristëve që vranë policin e Kosovës.

“BE-ja ishte shumë e qartë për pritshmëritë kur është fjala për dialogun. Dhe po ashtu kur është fjala për situatën shumë, shumë të tensionuar dhe të rrezikshme në veri të Kosovës dhe zhvillimet e fundit, BE vetëm nënvizoi nevojën për të ndërmarrë hapa urgjent për deeskalim. Sa i përket ngjarjeve konkrete të djeshme, sërish nuk kam nevojë të përsëris dënimin më të ashpër, nga Bashkimi Evropian për sulmin e tmerrshëm terrorist që ndodhi kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe çfarë tha përfaqësuesi i lartë në deklaratën e tij dhe në telefonatat që kishte me kryeministrin Kurti dhe me kryeministrin Vuçiq. Por përsëri, e gjithë kjo vetëm nënvizon atë që BE-ja ka thënë gjatë gjithë kohës, ne duhet të gjejmë rrugën për të dalë nga krizat e vazhdueshme dhe të kthehemi në zgjidhjen normale të problemeve përmes dialogut, sepse deeskalimi është urgjentisht i nevojshëm dhe kjo u theksua në një mënyrë shumë të dhimbshme tashmë dje dhe ditë, javë dhe madje muaj më parë. Kështu që BE-ja ishte shumë e qartë kur ishte fjala për pritshmëritë nga njëra anë dhe nga tjetra palë, se çfarë duhet të bëjnë për të kontribuar në deeskalim dhe për të hyrë, më në fund, në një pjesë të dialogut normal, kur ne nuk duhet të merremi me kriza të rrezikshme, siç po ndodh tani, kur mund t'i ndihmojmë që të dy vendet të ecin përpara drejt normalizimit”, tha ai.

Stano përsëriti që Kosova dhe Serbia duan t’i bashkohen BE-së dhe se rruga e vetme është nëpërmjet dialogut.

“BE-ja është një lehtësues i dialogut mes tyre. Ato dy vende duan t'i bashkohen përfundimisht Bashkimit Evropian, rruga e tyre drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Pritjet, modalitetet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian si lehtësues janë formuluar shumë herë së fundmi, shumë qartë në deklaratën e 27 vendeve anëtare të javës së kaluar. Nuk ka asgjë që mund t'i shtoj nga këtu asaj që u tha qartë nga 27 shtetet anëtare në mesazhin e tyre si Serbisë, ashtu edhe Kosovës se si duhet të sillen dhe çfarë duhet të bëjnë për të përmbushur ambicien dhe prioritetin e tyre strategjik për të hyrë një ditë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Stano është pyetur nesër pas ngjarjeve të djeshme duhet të vendosen masa kundër Serbisë, duke pasur parasysh që edhe BE-ja thotë publikisht se Serbia kontrollon strukturat në veri dhe duke qenë se BE-ja është shumë efikase për t’i dhënë masa Kosovës.

“Për ngjarjet e djeshme hetimet janë ende në vazhdim. Ende është në vazhdim e sipër sqarimi i të gjitha fakteve dhe detajeve pas këtyre sulmeve terroriste dhe derisa të identifikohen qartë faktet dhe fajtorët, ne do të përmbahemi nga komentimi i zhvillimit të caktuar dje, Por sa i përket pjesës së dytë të pyetjes suaj, Bashkimi Evropian ka një qëndrim shumë të qartë, masat e vendosura ndaj Kosovës nuk janë sanksione pasi ne po përdorim termin sanksione në terminologjinë e BE-së. Nuk ka sanksione, nuk ka kornizë për masa kufizuese. Janë masa jo kufizuese. Janë masat që BE-ja mori si përgjigje ndaj paaftësisë së njërës palë për të përmbushur pritshmëritë për të deeskaluar situatën. Ne thamë që në fillim, Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë që në fillim, duke përfshirë 27 shtetet anëtare të BE-së, se këto masa janë të përkohshme dhe ato mund të zvogëlohen në përgjigje të zhvillimeve në terren ose të rriten. Aktualisht ato janë aplikuar për Kosovën dhe BE-ja e ka pasur shumë të qartë se nëse shtetet anëtare e shohin arsyen do të aplikojnë masa edhe për Serbinë”, tha ai.

Stano komento nëse Borell do të ketë së shpejti një takim tjetër me palët në Bruksel.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
639
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024