Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka ripërsëritur dënimin e ashpër nga Bashkimi Evropian për sulmin e tmerrshëm terrorist që ndodhi kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke theksuar se ende është në vazhdim e sipër sqarimi i të gjitha fakteve dhe detajeve pas këtyre sulmeve terroriste dhe derisa të identifikohen qartë faktet dhe fajtorët, ata do të përmbahemi.
Stano i pyetur nga gazetarët, ka përsëritur dënimin që bëri BE ndaj terroristëve që vranë policin e Kosovës.
Stano përsëriti që Kosova dhe Serbia duan t’i bashkohen BE-së dhe se rruga e vetme është nëpërmjet dialogut.
“BE-ja është një lehtësues i dialogut mes tyre. Ato dy vende duan t'i bashkohen përfundimisht Bashkimit Evropian, rruga e tyre drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Pritjet, modalitetet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian si lehtësues janë formuluar shumë herë së fundmi, shumë qartë në deklaratën e 27 vendeve anëtare të javës së kaluar. Nuk ka asgjë që mund t'i shtoj nga këtu asaj që u tha qartë nga 27 shtetet anëtare në mesazhin e tyre si Serbisë, ashtu edhe Kosovës se si duhet të sillen dhe çfarë duhet të bëjnë për të përmbushur ambicien dhe prioritetin e tyre strategjik për të hyrë një ditë në Bashkimin Evropian”, tha ai.
“Për ngjarjet e djeshme hetimet janë ende në vazhdim. Ende është në vazhdim e sipër sqarimi i të gjitha fakteve dhe detajeve pas këtyre sulmeve terroriste dhe derisa të identifikohen qartë faktet dhe fajtorët, ne do të përmbahemi nga komentimi i zhvillimit të caktuar dje, Por sa i përket pjesës së dytë të pyetjes suaj, Bashkimi Evropian ka një qëndrim shumë të qartë, masat e vendosura ndaj Kosovës nuk janë sanksione pasi ne po përdorim termin sanksione në terminologjinë e BE-së. Nuk ka sanksione, nuk ka kornizë për masa kufizuese. Janë masa jo kufizuese. Janë masat që BE-ja mori si përgjigje ndaj paaftësisë së njërës palë për të përmbushur pritshmëritë për të deeskaluar situatën. Ne thamë që në fillim, Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë që në fillim, duke përfshirë 27 shtetet anëtare të BE-së, se këto masa janë të përkohshme dhe ato mund të zvogëlohen në përgjigje të zhvillimeve në terren ose të rriten. Aktualisht ato janë aplikuar për Kosovën dhe BE-ja e ka pasur shumë të qartë se nëse shtetet anëtare e shohin arsyen do të aplikojnë masa edhe për Serbinë”, tha ai.
Stano komento nëse Borell do të ketë së shpejti një takim tjetër me palët në Bruksel.