Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog
Lajme
Lexohet për: 2 min.
BE po ndjek me kujdes zhvillimet në veri të lidhura me funksionimin e shërbimeve që mbështeten nga Serbia, pasi Qeveria e Kosovës ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, si dhe ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucioneve paralele, të cilat cenojnë kushtetutshmërinë e Kosovës.
Në një konferencë për media sot në Bruksel, zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha se këto çështje duhet të adresohen në kuadër të procesit të dialogut dhe çdo veprim i njëanshëm do të kishte pasoja negative
Ai ka folur edhe rreth heqjes eventuale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura për më shumë se një vit.
“Çështja është ende në shqyrtim në Këshill, që do të thotë se është duke u diskutuar dhe do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së”, tha Stano.
Duke folur rreth paralajmërimeve të Beogradit zyrtar se Serbia mund të largohet nga procesi, zëdhënësi i BE-së e ka bërë të qartë se nuk do të ketë anëtarësim në BE nëse palët tërhiqen nga procesi.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.