Sportisti amputon gishtin e thyer për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike
Lexohet për: 2 min.
Sportisti
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Olimpianit australian Matt Daëson i është prerë gishti për të mbajtur gjallë ëndrrat e tij në Paris 2024. Hokeisti austriak pësoi një dëmtim të tmerrshëm në gishtin e unazës në dorën e djathtë në përgatitjen e Lojërave të kësaj vere, duke i minimizuar shpresat e tij për të përfaqësuar vendin e tij..

Daëson do të konkurrojë në Paris 2024, por ai ka pasur një udhëtim të çmendur për të arritur atje Por pasi Daësonit, i cili fitoi medaljen e argjendtë në Tokio 2020 - iu tha se do të bënte një shërim shumë më të shpejtë duke i prerë pjesën e thyer të gishtit të tij, ai vendosi të bënte këtë lëvizje të çmendur, përcjellë KosovaPress.

“Kam marrë një vendim të konsultuar me kirurgun plastik në atë kohë, jo vetëm për mundësinë për të luajtur në Paris, por edhe për jetën pas saj”, tha Daëson për “7NEËS”. “Opsioni më i mirë ishte që unë të hiqja majën e gishtit. Nuk pata shumë kohë për të marrë vendimin. E kisha marrë vendimin dhe më pas thirra gruan time dhe ajo më tha: 'Nuk dua që ju të merrni një vendim të nxituar', por kisha të gjitha informacionet që më nevojiteshin për të marrë vendimin jo për Parisin, por për jetën pas”, shtoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024