Regjisori, shkrimtari dhe producenti amerikan, Steven Spielberg tha se ai nuk ka pasur kurrë guximin për të treguar historinë e tij, të sjellë filmin e tij të ri, autobiografinë, “The Fabelmans”, por është i lumtur që më në fund e ka bërë atë.
Regjisori, fitues i shumë çmimeve tha se ai e kishte treguar historinë e tij pjesë-pjesë gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë.
Më vonë, ai mori një nga çmimet kryesore të mbrëmjes: “Filmi më i mirë, dramë”.
“Unë i jam fshehur kësaj historie që kur isha 17 vjeç. E tregova këtë histori pjesë-pjesë gjatë gjithë karrierës sime, por kurrë nuk pata guximin ta tregoj historinë”, tha Spielberg.
“E kuptova kur isha 74 vjeç. Kështu që jam shumë i lumtur që e bëra. Faleminderit, Hollywood Foreign Press për këtë nder”, tha Spielberg. /atsh