Një grup i specializantëve të Qendrës Kline Universitare të Kosovës kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për mos pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të Pagave, si dhe detyrim të pagesës për vitin e shkollimit specialistik.
Specializantët kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë çdo ditë deri të premten, derisa të marrin përgjigje pozitive nga Ministria Shëndetësisë, ndërsa nëse nuk marrin ndonjë përgjigje nga kjo ministri ata kanë paralajmëruar bojkotim në institucionet e shëndetësisë.
Ai po ashtu tha se protestat do vazhdojnë çdo ditë dhe nëse nuk plotësohen kërkesat e specializantëve do të bojkotojnë institucionet. Ai shtoi se kanë parashtruar kërkesat e tyre me shkrim drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë si dhe kanë mbajtur takime por nuk ka ndonjë përgjigje konkrete.
Edhe Pranvera Bytyci, specializante në QKUK u shpreh se kujdestaria 24 orëshe e specializantëve, nuk është duke u paguar me asnjë pagesë shtesë./A. Drenica/