Spanjë-Angli, dita e finales së madhe
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Anglisë do të takohen në ‘Olympiastadion’ të Berlinit në kërkim të trofeut si kampion i Evropës.

Dy ekipet kombëtare do të përballen në finalen e madhe të Euro 2024 me fillim nga ora 21:00 në atë që premton të jetë një ndeshje spektakolare dhe emocionuese.

Spanja do të synojë ta rikthejë në shtëpi trofeun që i mungon që prej vitit 2012 kur mposhtën Italinë në finale të Kampionatit Evropian, ndërsa Anglia për të bërë historinë dhe për ta fituar për herë të parë.

Kjo do të jetë finalja e dytë rresht e Kampionatit Evropian për Anglinë, pasi në vitin 2020 pësuan në shtëpinë e tyre në ‘Wembley’ ndaj Italisë pas ekzekutimit të penalltive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024