Tanimë janë bërë të zakonshme rastet kur Kosova po has në pengesa të shumta të marr pjesë në garat ndërkombëtare, veçanërisht te vendet të cilat nuk na njohin si shtet.
Rast konkret është edhe ky i fundit në Spanjë, ku organet shtetërore kanë penguar pjesëmarrjen e karateistëve kosovarë në Kampionatin Evropian të karatesë për senior “Guadalajara”, raporton KosovaPress.
Më tej, FKK njofton se pavarësisht vështirësive të shumta, ekipi kosovar arrin të jetë prezent në Evropianin “Guadalajara” që zhvillohet në Spanjë nga data 22 deri më 26 mars.
Me një ekip prej 11 personash, presidenti i FKK-së, Avni Gashi, trajneri, dy gjyqtarë dhe shtatë garues elitar udhëtuan për në garë ku pas paraqitjes, matjeve dhe përfundimit të pagesave për pjesëmarrje në garë u komunikua se institucionet spanjolle nuk lejojnë organizatorin që të paraqesë simbolet shtetërore (himnin, flamurin e as mbishkrimin Kosovë) në asnjë prej hapësirave brenda palestrës përfshirë edhe monitorët në arenë.
Më poshtë mund ta gjeni komunikatën e FKK-së.