Kombëtarja e Spanjës është finalistja e parë e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që po zhvillohet në Gjermani pasi e kanë eliminuar Francën me rezultat 2-1 të martën në gjysmëfinale.
Në një ndeshje spektakolarë gjatë gjithë 90 minutave, gjithçka sa I përket rezultati u vendos brenda 45 minutave të para, raporton KosovaPress.
Në minutën e 21’ erdhi goli I barazimit të cili në mënyrë mjeshtërore e realizoi 16 vjeçari Lamien Yamal, kurse vetëm pesë minuta më vonë, Kounde shënoi në golin e tij për t’ia dhënë epërsinë 2-1 spanjollqve që në fund doli të jetë goli fatal për Francën.
Pjesa e dytë, përkundër se ofroi lojë shumë të hapur, nuk solli gola dhe Spanja e trajnerit De La Fuente do të luajë në finale e madhe të 15 korrikut kundër fituesit të dueli Angli-Holandë që do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00.