Spanja "demolon" Austrinë, niset për çerekfinale
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spanja "demolon" Austrinë, niset për çerekfinale
New Project - 2026-07-02T225213.682
02/07/2026 - 22:55
Linku u kopjua

Kombëtarja e Spanjës ka siguruar një biletë për në çerekfinale të Botërorit pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Austrisë në fazën e 1/16-ës së finales.

Spanjollët dominuan totalisht takimin me 66% zotërim topi dhe plot 22 goditje drejt portës, duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit.

Seria e golave nisi në minutën e 36-të me Mikel Oyarzabal, i cili shënoi pas asistimit të Marc Cucurellas.

Në pjesën e dytë, dominimi i "Furisë së Kuqe" vazhdoi; në minutën e 66-të Pedro Porro dyfishoi shifrat me kokë pas krosimit të Alex Baenas, ndërsa vulën e këtij triumfi e vendosi sërish Oyarzabal në minutën e 89-të, duke kompletuar dopietën e tij personale pas një tjetër pasimi nga Cucurella.

Me këtë performancë solide, Spanja dërgon një sinjal të qartë për pretendentët e tjerë në këtë Botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026