Foden objektiv i gjigantëve evropianë
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Foden objektiv i gjigantëve evropianë
phil foden
15/07/2026 - 14:14
Linku u kopjua

Manchester City mund të përballet me largimin e mesfushorit Phil Foden gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampioni turk Galatasaray e ka vendosur 26-vjeçarin si objektivin kryesor për pozitën e numrit 10 dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij. Raportohet se Foden ka mbetur me vetëm një vit kontratë me Cityn, ndonëse mediat britanike kanë bërë të ditur se ai ka arritur marrëveshje në parim për vazhdimin e kontratës.

Foden, produkt i akademisë së Manchester Cityt, ka zhvilluar 369 ndeshje dhe ka shënuar 110 gola për klubin, ndërsa sezonin e kaluar pati më pak hapësira në formacion. Galatasaray synon ta ribashkojë atë me ish-bashkëlojtarët Leroy Sans dhe Ilkay Gundogan.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026