Spanja çudit Francën, e çon në shtëpi
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spanja çudit Francën, e çon në shtëpi
New Project - 2026-07-14T230046.493
14/07/2026 - 23:02
Linku u kopjua

Spanja mposhti Francën 2-0 në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror dhe siguroi biletën për në finalen e madhe.

"La Roja" dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke e zgjidhur ndeshjen me golat e Mikel Oyarzabal në minutën e 22-të nga penalltia dhe Pedro Porro në të 58-tën pas asistit të Dani Olmos.

Franca nuk arriti të krijojë rrezik serioz, me rastin më të mirë në minutën e 90+6' kur Unai Simon i mohoi golin Ousmane Dembele.

Franca e mbylli ndeshjen me 10 gjuajtje por vetëm 3 në portë, ndërsa Spanja pati po 10 gjuajtje me 2 në kuadrat.

Gjyqtari Ivan Barton ndëshkoi me karton të verdhë Rabiot dhe Mbappe te Franca, si dhe Cucurella te Spanja.

Didac Deschamps provoi gjithçka me zëvendësimet e Kone, Doue, Lacroix, Cherki dhe Theo Hernandez, por pa rezultat. Spanja tani pret fituesin e Angli-Argjentinë në finale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026