Spanja afër eliminimit të Francës me golin e dytë
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spanja afër eliminimit të Francës me golin e dytë
New Project - 2026-07-14T222044.347
14/07/2026 - 22:24
Linku u kopjua

Spanja po shkon drejt finales së Kampionatit Botëror pasi kryeson 2-0 ndaj Francës në minutën e 60-të të gjysmëfinales. .

Mikel Oyarzabal hapi serinë e golave në minutën e 22-të nga pika e bardhë, pas faullit të Lucas Digne, ndërsa Pedro Porro dyfishoi shifrat në minutën e 58-të me një goditje të saktë pas asistit të Dani Olmos.

Franca u përpoq të ndryshonte rrjedhën e lojës me zëvendësimet e Manu Kone dhe Desire Doue në pjesën e dytë, por pa sukses.

Dominimi i "La Rojas" është total në çdo aspekt të lojës.

Spanja ka 54% posedim, 8 gjuajtje gjithsej ndaj vetëm 2 të francezëve dhe 3 raste të mëdha, ndërsa Franca ende nuk ka regjistruar asnjë goditje në portë.

Me këtë ritëm, skuadra e Luis de la Fuente është shumë afër finales.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026