Spahiu: Aleanca ruso-serbe po lëkundet për shkak të dobësimit të Rusisë në Ukrainë
Lexohet për: 2 min.
Albert Spahiu
2 vite më parë
Linku u kopjua

Aleanca sllave ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është duke u lëkundur pasi kjo e fundit po dobësohet pas nisjes së agresionit ushtarak në Ukrainë.

Kështu thotë gazetari Albert Spahiu, duke shtuar se pushteti në Serbi po shtiret sikur po demokratizohet.

"Aleanca po lëkundet, jo se Serbia po modernizohet, por sepse ajo po mbetet pa Rusinë e fortë. Aleanca po lëkundet për shkak të dobësimit rus në Ukrainë. Kjo është brengosëse, sepse pushteti në Serbi po shtiret sikur po demokratizohet", thekson Spahiu në emisionin Lindje-Perëndim në Tch, përcjell KosovaPress.

 Ai shton se tashmë venitja ruse po ndodh.

"Kam frikën se kjo aleancë po lëkundet jo për hir të së vërtetës, pikëpamjeve vërtet demokratike serbe, por për shkak se momentalisht serbët po e shohin venitjen ruse", shton ai.

Sipas Spahiut, Rusia ka qenë vetëm atëherë në krahë të Serbisë kur e ka konsideruar si "levë" për t'i kryer qëllimet e veta në Ballkan.

"Rusia nuk ka qenë gjithmonë në krah të Serbisë. Ajo ka qenë vetëm atëherë, kur Serbinë e ka konsideruar si levë për t'i kryer qëllimet e veta në Ballkan", përfundon Spahiu.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi kjo kishte nisur aksionin ushtarak për të pushtuar Ukrainën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024