Trajneri i Anglisë po reflekton mbi rrugëtimin e skuadrës së tij drejt finales dhe se si do të ndihej të shkonte deri në fund.
Gareth Southgate thotë se kolegët finalist Spanja kanë "një mënyrë shumë të qartë të lojës".
Southgate ka paralajmëruar se në finalen e madhe evropiane do të zhvillojnë lojë të mirë sikur ndaj Holandës.
“Ky është synimi ynë sërish nesër mbrëma. Nuk jam besimtar i përrallave, por i besoj ëndrrave. Ne kemi pasur ëndrra të mëdha, por ju duhet t'i bëni ato gjëra të ndodhin. Fati, vrapimi që kemi pasur, golat e vonuar, penalltitë, kjo nuk barazohet me atë që është momenti ynë. Ne duhet ta bëjmë këtë të ndodhë nesër dhe të jemi në nivelet që duhet të performojmë. Do të ishte një histori e bukur,” tha ai.
Ai shton se humbja e Anglisë në finalen e Euros 2020 ndaj Italisë u ka dhënë lojtarëve "uri dhe zjarr në bark" shtesë për t'u siguruar që “kjo të shkojë në rrugën tonë”.
"Por dijeni gjithashtu se do të jetë një natë jashtëzakonisht e vështirë."
Ai thotë se është dikush që përpiqet të mësojë nga zhgënjimet dhe kohët e vështira, por qe nga ajo kohë kanë ndodhur shumë dhe është "i emocionuar që është kthyer në skenë".
Finalja Spanjë-Angli do të zhvillohet nesër nga ora 21:00 në Stadiumin Olympia në Berlin.
Spanja ka humbur vetëm katër nga 14 takimet e fundit me Anglinë në të gjitha garat. Anglia fitoi 3:2 herën e fundit që u përball me Spanjën në Ligën e Kombeve në tetor 2018.
Anglia synon titullin e parë të evropianit në histori, ndërsa Spanja ka fituar tri herë – 1964, 2008 dhe 2012, si dhe Botërorin 2010. Asnjë skuadër evropiane sikurse Spanja nuk ka qenë e suksesshme duke fituar gjashtë ndeshje të njëpasnjëshme deri në finale të evropianit.