Sot zhvillohet takimi i kryenegociatorëve në Bruskel
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Sot pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh.
Bashkimi Evropian e kishte konfirmuar se më 17 dhjetor do të mbahet takimi mes zëvendëskryeministrit të Kosovws Besnik Bislimi dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper ka thënë se të dy palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim dhe se aty do të “shqyrtojnë një sërë çështjesh, përfshirë atë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve".
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe Petar Petkoviq nga Qeveria e Serbisë u takuan herën e fundit në tetor.
As aty nuk u arrit ndonjë rezultat konkret drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të dakorduar nga palët në vitin 2023.
Në Kosovë ka skepticizëm sa i përket progresit të mundshëm në këtë proces.
https://kosovapress.com/be-konfirmon-se-me-17-dhjetor-zhvillohet-takimi-ne-kuader-te-dialogut-kosove-serbi