Bashkimi Evropian ka konfirmuar se më 17 dhjetor do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel kryenegociatorësh.
Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper ka thënë se të dy palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim dhe se aty do të “shqyrtojnë një sërë çështjesh, përfshirë atë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, raporton KosovaPress.
As aty nuk u arrit ndonjë rezultat konkret drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të dakorduar nga palët në vitin 2023.
Në Kosovë ka skepticizëm sa i përket progresit të mundshëm në këtë proces.Shpërthimi në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut ndodhi më 29 nëntor dhe e dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi.
https://kosovapress.com/takimi-i-17-dhjetorit-mbetet-i-paqarte-pas-sulmit-terrorist-ne-veri