Pas një fushate elektorale të heshtur, të ndrydhur mes emergjencës së krizës ukrainase dhe frikës konkrete për situatën ekonomike, Franca sot shkon në kutitë e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Presidenti në largim Emmanuel Macron është dhënë qartë si favorit në raundin e parë, por sfiduesja e tij kryesore, Marine Le Pen, po kthehet në sondazhe.
Kush janë kandidatët?
Për t’u lejuar të kandidojnë për president, kandidatët duhet të marrin 500 nënshkrime nga rreth 42 mijë zyrtarë të zgjedhur.
Dymbëdhjetë kandidatë kanë arritur të mbledhin mjaft prej tyre për t’u kualifikuar:
Nathalie Arthaud (Lutte Ouvrière – anti-capitalist)
Yannick Jadot (Europe Ecologie Les Verts – green)
Anne Hidalgo (Parti Socialiste – socialist)
Marine Le Pen (Rassemblement National – far right)
Emmanuel Macron (La République en Marche – centrist)
Valérie Pécresse (Les Républicains – conservative)
Philippe Poutou (Nouveau Parti Anticapitaliste – anti-capitalist)
Eric Zemmour (Reconquête – far right)