Sot pritet të diskutohet raporti i Borrellit për masat ndaj Kosovës
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se sot do të diskutohet raporti për masat në Komisionin Politik dhe të Sigurisë.

“Me sa di unë, ky raport (raporti për masat) duhet të diskutohet nesër në Komisionin Politik dhe të Sigurisë, domethënë nga shtetet anëtare. Dhe kjo (heqja e masave) varet nga diskutimi, nga rezultati i diskutimit”, tha Lajcak të marten pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.

https://kosovapress.com/lajcak-raporti-per-masat-ndaj-kosoves-diskutohet-neser-jam-pro-largimit-te-tyre

Lajçk poaashtu tha se ka rekomanduar heqjen e masave për Kosovën, megjithatë por që nuk është pjesë e këtij procesi.

“E kam bërë të qartë qëndrimin tim për sa i përket masave, që në shtator, kur kam rekomanduar që këto të hiqen. Por siç e thashë, nuk jam pjesë e këtij procesi, ky është vendim i shteteve anëtare. Qëndrimi im personal është që ato duhet të hiqen. Kryeministri Kurti nuk është brenda vendit, për këtë s’kemi pasur takim”, tha emisari Lajçak.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë.

https://kosovapress.com/borrell-ua-dorezon-vendeve-te-be-se-raportin-per-masat-ndaj-kosoves

Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024