Lajçak: Raporti për masat ndaj Kosovës diskutohet nesër, jam pro largimit të tyre
Lexohet për: 2 min.
448570946_994826632268860_2580125764967705591_n
6 muaj më parë
Linku u kopjua

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë arsyeja e vizitës së tij sot në Prishtinë është rifokusimi në procesin e dialogut mes dy vendeve.

Në një konferencë për gazetarë pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, Lajçak tha se me të kanë diskutuar edhe për planin e rritjes së BE-së, pasi sipas tij, ky është një instrument financiar që ofron 6 miliardë euro për partnerët e Ballkanit Perëndimor, por që për Kosovën dhe Serbinë kjo shpërndarje parash është e kushtëzuar edhe nga angazhimi i tyre konstruktiv në dialog.

Ndërkaq kur u pyet për raportin e Borrellit që ua dërgoi vendeve të BE-së për masat që akoma i ka Kosova në fuqi të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023, Lajçak tha se raporti në fjalë diskutohet nesër dhe më pas gazetarët do të informohen.

Lajçak gjithashtu foli edhe për hapjen e urës së Ibrit, duke thënë se kjo është çështje e dialogut.

Ai tha se qëndrimi i BE-së është që ura të jetë e hapur, por që bërë në atë mënyrë që të mos përshkallëzohet situata, duke shtuar se ai ka propozuar që kjo çështje të diskutohet në kuadër të dialogut.

I pyetur për mundësinë e vendosjes së masave ndaj Serbisë pas sulmit të Banjkës në shtatorin e vitit të kaluar, Lajçak tha se këto vendime i takojnë shteteve anëtare të BE-së, por që blloku është i përkushtuar t’i mbajë përgjegjës të gjithë të përfshirët në këtë sulm.

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, theksoi se ai është pro largimit të masave ndaj Kosovës dhe se këtë gjë ua ka përsëritur vendeve të BE-së, por që ai vet nuk është pjesë e këtij procesi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024