Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.
Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,90€ për filmat 3D si dhe në Prishtinë duke filluar nga 3,20€ për filmat 2D, dhe 4,30€ për filmat 3D.
Sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 16:30 deri në ora 22:15 në kinemë në Prishtinë si dhe nga ora 18:15 deri në ora 21:30 në Prizren.
Dune Part Two - Paul Atreides bashkohet me Chanin dhe Fremen ndërsa kërkon hakmarrje kundër komplotistëve që shkatërruan familjen e tij. Përballë një zgjedhjeje midis dashurisë së jetës së tij dhe fatit të universit të njohur, ai përpiqet të parandalojë një të ardhme të tmerrshme që vetëm ai mund ta parashikojë.
2. Kung Fu Panda 4
3. Dy Gisht Mjaltë 2
Dy Gisht Mjaltë 2 - tashmë të sapomartuar, Ervini dhe Ema, bashkë me bebushen e tyre, nisen për pushime familjare në Turqi. Por një ngatërresë aeroporti dhe dhe një takim i papritur, bën që të gjithë personazhet të përfundojnë në një resort luksoz në Zvicër.
Kinemaja në Prishtinë nis punën ne ora 16:30 dhe kinemaja në Prizren, nis punën nga ora 18:15, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni këtu: Orari i filmave