Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të martën do të mbajë mot me diell.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë celsius.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhwnw disa këshilla dhe rekomandime për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta
Vala e të nxehtit që pritet të domoinojë ditëve në vijim mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme.
Paaftësia e trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme dhe për të eliminuar nxehtësinë e grumbulluar gjatë temperaturave të larta e rrit rrezikun e rraskapitjes nga nxehtësia dhe goditjes nga nxehtësia. Tendosja që i bëhet trupit ndërsa përpiqet të ftohet, streson gjithashtu zemrën dhe veshkat. Si rezultat, nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të personave që kanë sëmundje kronike (kardiovaskulare, mendore, respiratore dhe sëmundje të lidhura me diabetin) dhe të shkaktojnë dëmtim të shpejtë të veshkave.
Këshillat dhe ndërhyrjet praktike në nivel individual, por edhe në nivel të komunitetit dhe institucioneve, mund të shpëtojnë jetë.
Qëndroni larg të nxehtit
Shmangni të dilni jashtë dhe të bëni aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës .
Kaloni 2-3 orë gjatë ditës në një vend të freskët .
Jini të vetëdijshëm për rrezikun .
Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët
Përdorni ajrin e natës për të ftohur shtëpinë tuaj duke hapur dritaret në mbrëmje kur temperatura e jashtme është më e ulët se ajo e brendshme .
Fikni sa më shumë pajisje elektrike .
Përdorni ventilatorë elektrikë vetëm kur temperaturat janë nën 40 ˚C.
Mos harroni se mund të jetë më freskët jashtë në hije.
Mbajeni trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar
Bëni dush ose banjë të freskëta.
Lagni lëkurën tuaj duke përdorur një leckë të lagur, spërkatje ose veshje të lehta të lagura.
Kontaktoni rregullisht me njerëzit e pambrojtur në rrethin tuaj – veçanërisht njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje të zemrës, mushkërive ose veshkave, me paaftësi dhe që jetojnë vetëm.
Mbroni foshnjat dhe fëmijët
Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut (11:00-17:00), duke kërkuar hije ose duke qëndruar brenda.
Hija mund të zvogëlojë nxehtësinë që ndjeni me më shumë se 10 °C.
Vishni fëmijët me veshje të lehta e të lirshme që mbulojnë lëkurën e tyre dhe përdorni kapele me buzë të gjera, syze dielli dhe krem mbrojtës për t'i mbrojtur ata nga rrezet e diellit.
Ndiqni udhëzimet për ta mbajtur shtëpinë tuaj të freskët për të mbajtur një temperaturë të sigurt të brendshme.