Sot nis rrugëtimi i “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, Rumania pengesa e parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
KOSOVA-STERVITJE
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta nis sot rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve dhe pengesa e parë do të jetë Rumania. Ballafaqimi me rumunët do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Para ndeshjes, në një konferencë për media trajneri Franco Foda tha se skuadra është e përgatitur në maksimum për ta kërkuar fitoren ndaj Rumanisë, raporton KosovaPress.

Dëshirën e madhe për “hakmarrje” ndaj rumunëve e ka shprehur edhe sulmuesi Vedat Muriqi. Ai para mediave deklaroi se nuk e sheh Rumaninë shumë përpara Kosovës në futboll, andaj do të luhet ndaj tyre vetëm për tri pikë të plota.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024