Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile “Bashkë kundër Korrupsionit”, edhe këtë vit do ta organizojë “Javën Kundër Korrupsion 5-9 dhjetor 2023”. Gjatë kësaj Jave do të realizohen aktivitete të ndryshme që për synim kanë sensibilizimin kundër korrupsionit.
Pjesë e këtij koalicioni të organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2023” janë tri organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja Fol dhe Iniciativa për Progres (INPO).
Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 5-9 dhjetor 2023”, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar organizimin e shumë aktiviteteve, ku ndër të tjera është planifikuar të prezantohen edhe raporte konkrete lidhur me trajtimin e korrupsionit, ku pasqyrohen problemet dhe sfidat e institucioneve përgjegjëse në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.
Sipas njoftimit, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të mbahen tryeza të diskutimit me akterët relevant lidhur me luftën kundër korrupsionit, dhe po ashtu është planifikuar që të mbahen konferenca të ndryshme ku pritet prezantimi i shumë raporteve analitike.
Gjithashtu, Koalicioni i OJQ-ve gjatë kësaj Jave ka planifikuar që të realizojë edhe aktivitete tjera si: Simulimi i seancës së Kuvendit për miratimin e një rezolute anti-korrupsion dhe performanca artistike për shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.
Dinamika e shënimit të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, përfshinë konferenca, tryeza dhe aktivitete të ndryshme në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Motoja e “Javës Kundër Korrupsion 2023”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”.