Sot mësohen dy çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
Lexohet për: 1 min.
liga e kampioneve
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gara më prestigjoze evropiane e futbollit në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të rikthehet sot në aksion me dy ndeshje mjaftë interesante nga të cilat edhe do të dalin dy çerekfinalistët e parë të kësaj gare.

Benfika do të ballafaqohet me Club Brugge në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Portugali. Vendasit e fituan ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe janë shumë afër kalimit në fazën tjetër, transmeton KosovaPress.

Sfidë jashtëzakonisht interesante do të jetë ajo që zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”, aty ku Chelsea e pret Borussia Dortmundin. Ballafaqimi i parë i zhvilluar në Gjermani përfundoi me fitoren e gjermanëve me rezultat minimal 1-0, andaj gjithçka është e hapur sa i përket skuadrës që do të vazhdoj tutje.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025