Sot mbahet konferenca “Sulmi terrorist në Banjskë - implikimet rajonale e gjeopolitike”
Lexohet për: 1 min.
387770244_162705603571948_6966236950240317135_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Instituti “Octopus” sot (e mërkurë) mban konferencën “Sulmi terrorist në Banjskë - implikimet rajonale e gjeopolitike”.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të prezantohet studimi i radhës nga autorët Agim Musliu, drejtor i Institutit dhe hulumtuesit Arta Haxhixhemajli dhe Taulant Elshani.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe njohës të çështjeve të sigurisë nga vende të ndryshme.

Në mesin e panelistëve do të jenë edhe Ilir Kulla nga Shqipëria. Jasmin Mujanoviq nga ShBA-ja, Ivica Antiq nga Kroacia etj.

Konferenca do të nisë në ora 11:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025