Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme në Angli
Lexohet për: 2 min.
zgjedhje111
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme britanike.

Mundësia më e madhe është që Laburistët e opozitës së qendrës së majtë të fitojnë një mandat që do jetë i jashtëzakonshëm, por edhe i brishtë njëkohësisht, një lloj kështjellë rërë elektorale.

Tensionet e kahershme te votuesve britanik, si pakënaqësia rreth dështimit spektakolar të Brexitit, kostoja e jetesës, nivelet e larta te emigracionit, pritet të jenë vendimtare. Konservatoret ndodhen në pushtet prej 14 vjetësh, dhe britanikët kanë humbur mbi 10 mije sterlina ose rrogën e 15 javëve pune, bazuar në krahasimet e trendeve të rritjes ekonomike të para vitit 2010.

Të gjitha këto, nën disa prej qeverive më të çuditshme, më të paafta dhe ndoshta më qesharake, që ulen në nivele të padëshmuara reputacionin ndërkombëtar të një prej demokracive më të suksesshme perëndimore. Zgjedhjet pritet të jenë përzgjedhja më e rëndësishme e britanikëve pas referendumit të Brexit, në 2016-ën, apo edhe një korrigjim deri diku i tij. Laburistët e drejtuar nga një ish avokat i të drejtave të njeriut i kthyer në ish-Prokuror i Përgjithshëm i Britanisë, si Sir Keir Starmer, nëse do fitojnë një “supermaxhorancë”, me të madhe se ajo e Toni Bler në 1997-en do u konsiderohet një formë suksesi, me 484 vota krahasuar me 418 të fituara nga Toni Bler.

Sondazhet një ditë para zgjedhjeve treguan se konservatorët e drejtuar nga Rishi Sunak, një njeri që është më i pasur se Mbreti Charles, mund të marrin rreth 64  vende në parlament, ç’ka do jetë humbja më e madhe e tyre në dy shekujt e fundit, që nga vitin 1834. Ndërsa partia e Brexit, me emrin Reforma, mund të marrë shtatë vende.

Gjithsesi në këto zgjedhje ka një risi; një shqiptare, për herë të parë konkurron për deputete për konservatoret, Sara Gezdari, edhe pse më pak shanse për sukses, më shumë për shkak të partisë ku aderon dhe konkurron.

Në të gdhirë të 5 korrikut, lajm nuk do jetë nëse Laburistët do fitojnë thellë, por nëse konservatoret do vazhdojnë të drejtojnë pas 14 vjetësh Britaninë, që as ata vetë nuk e besojnë, dhe po luftojnë më shumë, jo për shmangien e humbjes, por thellësisë së saj./TCh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024