Sot luhet finalja e Ligës së Evropës
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Puskás Aréna” në Budapest do të jetë nikoqir i finales së parë të garave evropiane, respektivisht finales së Ligës së Evropës, mes Sevillas dhe Romës.

Përballje tejet interesante pritet sot në “Puskas Arena”, ku takohen gjashtë herë fituesit e kësaj gare, Sevilla me skuadrën e Romës nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili mbetet i pamposhtur në pesë finale që ka luajtur në to, raporton KosovaPress.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Sevilla u mposht 2:1 nga Real Madridi, sikurse Roma që u mposht me rezultat të njëjtë 2:1 nga Fiorentina.

Fakt interesant është që të gjitha 13 finalet e kaluar të Ligës së Evropës kanë parë një mesatare prej 2.92 golash për ndeshje.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin korrik të vitit 2023, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Sevillan nuk do të paraqiten Acuna, Corona dhe Gueye, kurse te Roma mungon Kumbulla, kurse në dyshime janë Dybala dhe Karsdorp.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Navas, Bade, Gudelj, Telles; Fernando, Rakitic; Ocampos, Torres, Gil; En-Nesyri

Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Zalewski, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, El Shaarawy; Abraham

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024