Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022 (KIFT) do të hapet sot në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:30.
Në hapje të panairit marrin pjesë ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, presidenti i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa, kryetari i Organizatës turistike të Ulqinit Gëzim Hajdinaga, drejtori i Agjencisë kombëtare për promovim të turizmit në Maqedoninë e Veriut Ljupço Janevski, si dhe ambasadorët e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Në ditën e parë të panairit do të nënshkruhet memorandumi për bashkëpunim mes Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK) dhe Agjencisë për promovim dhe përkrahje të Turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu do të prezantohen të arriturat e UTK dhe publikimi i Aplikacionit të Turizmit “Think Kosova”, prezantimi i Komunës së Ulqinit për oferta turistike Ulqini 2022 dhe të tjera.