Sot fillon sezoni i ri i Premier Ligës
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Premier Liga angleze i rikthehet sot aksionit pas një pushimi prej më shumë se dy muajve.

Sezonin e ri 2023/24 do ta hap ndeshja mes skuadrës që sapo është inkuadruar në ligë, Burnleyt, dhe kampionit aktual, Manchester Cityt, raporton KosovaPress.

83 ditë pasi që fitoi trofeun e pestë të Premier Ligës brenda gjashtë sezoneve, City do ta fillojë aventurën e mbrojtjes së titullit kundër një fytyre të njohur, Burnleyt të Vincent Kompanys.

Gjithashtu, krahas Burnleyt me Cityn, xhiroja e parë do të sjell edhe një përballje tejet interesante, ku të dielën Chelsea e pret në shtëpi, në “Stamford Bridge” skuadrën e Liverpoolit.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë të xhiros së parë të Premier Ligës angleze.

Sot (e premte)

21:00 Burnley – Manchester City (Stadiumi Turf Moor)

E shtune

13:30 Arsenal – Nottingham Forest (Stadiumi Emirates)

16:00 Bournemouth – West Ham (Stadiumi Vitality)

16:00 Brighton – Luton (Stadiumi Amex)

16:00 Everton – Fulham (Stadiumi Goodison Park)

16:00 Sheffield United – Crystal Palace (Stadiumi Bramall Lane)

18:30 Newcastle United – Aston Villa (Stadiumi St. James Park)

E diele

15:00 Brentford – Tottenham (Stadiumi Brentford Community)

17:30 Chelsea – Liverpool (Stadiumi Stamford Bridge)

E hëne

21:00 Manchester United – Wolverhampton (Stadiumi Old Trafford)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024