15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë.
Shënimi i kësaj dite synon ngritjen e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.
Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë.
Përderisa duket qartë që ecja nëpër male e pyje pastron mendjen tonë, trupin dhe shpirtin, shkencëtarët kanë zbuluar se ecja ndryshon shumë edhe trurin tonë. Ecja në natyrë mund të largojë mendimet negative, pasi shpeshherë e gjejmë veten të mbushur me ide negative, që na zhduk gëzimin duke na çuar në depresion dhe ankthe të këqija. Prandaj ajo duhet të bëhet nga të gjitha moshat.