Sonte finalja e Conference League Crystal Palace - Rayo Vallecano
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sonte finalja e Conference League Crystal Palace - Rayo Vallecano
New Project (92)
27/05/2026 - 14:23
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00, stadiumi "Red Bull Arena" në Leipzig do të jetë dëshmitar i një finaleje historike në UEFA Conference League.

Crystal Palace dhe Rayo Vallecano, dy skuadra me përvojë tejet të limituar në arenën ndërkombëtare, do të përballen me njëra-tjetrën për herë të parë në kërkim të trofeut të madh evropian.

Anglia synon të kompletojë një dominim absolut këtë edicion në Evropë, pasi Aston Villa tashmë ka fituar Europa League dhe Arsenal luan të shtunën në finalen e Champions League. Nga ana tjetër, spanjollët e Rayo Vallecanos synojnë të shkruajn histori në futbollin kontinental, 25 vjet pas aventurës së tyre të vetme të rëndësishme në Kupën UEFA.

Rruga drejt Finales
  • Crystal Palace: Skuadra e Oliver Glasner pati ulje-ngritje në fazën e ligës, duke përfshirë një humbje shokuese nga AEK Larnaca, por shkëlqeu në fazën e eliminimit direkt. Ata eliminuan skuadra si Fiorentina dhe Shakhtar Donetsk për të siguruar biletën për në Leipzig. Palace është gjithashtu ekipi me më së shumti gola të shënuar në këtë garë.
  • Rayo Vallecano: Skuadra nga periferia e Madridit mposhti skuadra si Lech Poznan dhe eliminoi ekipin kosovar FC Drita gjatë rrugës së saj. Në gjysmëfinale, spanjollët kaluan Strasburgun falë dy golave të sulmuesit brazilian, Alemão.

Formacionet e mundshme:

Crystal Palace (3-4-2-1): Henderson; Canvot, Lacroix, Richards; Mitchell, Kamada, Wharton, Munoz; Pino, Sarr; Mateta.

Rayo Vallecano (4-2-3-1): Batalla; Ratiu, Lejeune, Ciss, Chavarria; Valentin, Lopez; de Frutos, Palazon, Garcia; Alemao.

Kjo është hera e dytë radhazi që finalja e Conference League vë përballë një skuadër angleze dhe një spanjolle, pasi vitin e kaluar Chelsea mposhti Real Betisin. Sipas kompanive të basteve, Crystal Palace llogaritet si favoriti kryesor për ta çuar trofeun në Londrën Jugore, por Vallecano ka dëshmuar tashmë se di t'i mposhtë parashikimet.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026