Rëndohet bilanci në aksidentin në autostradën Tiranë-Elbasan, dy të vdekur dhe një i lënduar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rëndohet bilanci në aksidentin në autostradën Tiranë-Elbasan, dy të vdekur dhe një i lënduar
aksienti
22/07/2026 - 19:37
Linku u kopjua

Një aksident i rëndë ndodhi këtë pasdite në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të qendrës tregtare TEG. Një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me “Audin”.

Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në betoniere, ndërsa ka mbetur i lënduar drejtuesi i “Audit”, i cili ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabile.

Raportohet se viktimat që ndodheshin në betoniere janë shtetas të huaj, të cilët kishin ardhur në vendin tonë me një kontratë pune.

Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026